Sunday, 17. May 2026
Sport

Vëllaznimi triumfon në ndeshjen e dytë të plejofit, gjysmëfinalisti vendoset në Prishtinë

GS 12/04/2025 1 Min. Lesezeit

Superndeshje është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Arena ishte e mbushur plot me shikues për ndeshjen e dytë të çerekfinales së plejofit Vëllaznimi – Sigal Prishtina. Dhe falë ndihmës së madhe të tifozëve, Vëllaznimi arriti fitore. Me fitoren 90:73, Vëllaznimi ka bërë që vendimtare për avancim në gjysmëfinale të plejofit të jetë ndeshja e tretë në Prishtinë të enjten.

Rezultati i serisë aktualisht është 1:1. Sigal Prishtina në shtëpi e fitoi ndeshjen e parë 71:69. Ekipi që i shënon dy fitore kualifikohet dhe ballafaqohet me Trepçën që stinorin e rregullt e mbylli në pozitën e dytë, prapa Bashkimit.

Teilen: