• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vëllezërit Williams nokautojnë Barcelonën e Xavit, baskët më të mirë pas 120 minutave

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Athletic Bilbao ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve ndaj Barcelonës me rezultat 4-2, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja nisi me gol, pasi që vendasit shënuan që në rastin e parë që iu paraqit para portës së katalanasve.

Zhvillohej minuta e parë, kur Gorka Guruzeta ishte në vendin e duhur për të shënuar për 1-0.

Por nuk vonoi shumë dhe Barcelona arriti të reagojë, duke shënuar me Robert Lewandowskin, që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 26-të.

Pas gjashtë minutash, ishte radha e Lamine Yamal që arriti të shënojë për epërsinë e Barcelonës për 2-1.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, katalanasit kanë mundur të shtojnë epërsinë, por që goditja e Ferran Torres u prit nga portieri vendas.

Me të filluar pjesa e dytë, Athletic Bilbao arriti të barazojë, kur Nico Williams asistoi te Oihan Sancet që shënoi për 2-2.

Koha e mbetur nuk solli më gola dhe skuadrat shkuan në vazhdime për të gjetur fituesin.

Në vazhdime, ata që ishin më të mirë gjatë kohës së rregullt, vazhduan njëjtë, duke gjetur dy herë golin .

Në minutën 105-të, Inaki Williams shënoi për 3-2, ndërsa pas 15 mintuash edhe Nico Williams shënoi për 4-2.

Barcelona eliminohet nga Kupa e Mbretit, ndërsa Athletic Bilbao kalon në gjysmëfinale.

Next Post

​Agjenti i Lautaros: Nuk është lehtë arritja e marrëveshjes së re me Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.