Nëse Juventusi është dorëzuar për titullin në dukje, tani i mbetet që të mbrojë vendin e dytë deri në fund, ndonëse këtë pozicion e sheh fare pranë edhe Milani, ndonëse edhe kuqezinjtë zhgënjejnë gjithmonë në momentin më të bukur.
Gjithsesi, stimujt që të luftohet deri në fund për këtë pozicion nuk do të mungojnë, pasi në lojë për një vend më lart në renditje luhen miliona euro. Në rastin konkret, 2.4 milionë euro më shumë mes vendit të dytë dhe të tretë të renditjes.
Vetëm në varësi të renditjes, bonusi që vjen nga të drejtat televizive është 20 milionë për kampionen, 16.8 për vendin e dytë, 14.4 milionë për vendin e tretë e kështu me radhë deri te 400 mijë eurot e skuadrës që mbyll renditjen.
Prandaj, nëse demoralizimi që nuk mund të pretendosh titullin është i madh, të paktën le të jenë këto miliona që të ngrejnë disi moralin, si në rastin e Juves, ashtu sikurse edhe të Milanit.
PANORAMASPORT.AL