Tuesday, 19. May 2026
Sport

VENDIMI/ Goli i Musialës ndaj Italisë, liga gjermane ndryshon rregulloren

GS 29/03/2025 1 Min. Lesezeit

Precedenti i ndodhur së fundmi në ndeshjen Gjermani-Italia, ku djali i topave ia adresojë me shpejtësi sferën Joshua Kimish ndikoi në golin e dytë për “Pancerat”.

KIMISHH

Kaq ka mjaftuar që Federata Gjermane e Futbollit të ndryshojë rregulloren e saj. Në kohë të shkurtër është marrë vendimi që djemtë e topave që qëndrojnë pranë fushës të largohen, me qëllim për të mos pasur ndikim në ecurinë e lojës.

Kjo teknikë ka kohë që është aplikuar në ligën italiane të futbollit, duke dhënë sukses. Në historinë e futbollit ka plotë raste kur djemtë e topave kanë ndikuar në rezultatin finale. Një ndër ndeshjet më epike përkon me Liverpul-Barcelona, një skenar i ngjashëm me takimin Gjermani-Itali i dha kualifikimin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: