Saturday, 25. April 2026
Sport

Ventura: Italia ime doli e dyta pas Spanjës, por u konsiderua si dështim, sot pas Norvegjisë dhe përgëzohet nga të gjithë!

GS 16/10/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-komisari teknik i Italisë, Gian Piero Ventura në një intervistë të dhënë për mediet italiane ka përfituar nga rasti për të evidentuar standardin e dyfishtë të përdorur nga opinioni publik sa i përket vlerësimit të punës së bërë në Kombëtaren e katër herë kampioneve të botës në dekadën e fundit.

“Në ditët e sotme po shikoj se po festojnë me shumë entuziazëm kualifikimin në fazën play-off. Por kur isha unë trajner kjo fjalë as që mund të përmendej dhe të mendoni se Italia ime mbërriti e dyta pas Spanjës jo si sot që është lënë pas nga Norvegjia”, tha  Gian Piero Ventura.

Teilen: