Saturday, 24. January 2026
Sport

Verstappen fiton në Abu Dhabi, Norris shpallet kampion në F1

GS 07/12/2025 2 Min. Lesezeit

Max Verstappen e fitoi garën e fundit të këtij sezoni në Formula 1, por kjo nuk mjaftoi që piloti i skuderisë së Red Bullit të shpallet kampion.

Titullin e kampionit në F1, e fitoi piloti i McLarenit, Lando Norris që doli i treti në garën e fundit të sezonit, atë për Shpërblimin e Madh të Abu Dhabit.

Norris u shpall kampion me 423 pikë të mbledhura në total, dy më shumë se Verstappen që doli nënkampion kurse i treti përfundoi Oscar Piastri me 410 pikë.

Në fakt, Piastri ishte i dyti në Abu Dhabi, garë që u dominua tërësisht nga Verstappen, i cili edhe u nis nga “pole – position”.

Të tre pilotët, përfunduan në podiumin e Abu Dhabit edhe pse një gjë e tillë ishte i pritur duke pasur parasysh se të tre u nisën nga tri pozitat e para: Verstappen, Norris dhe Piastri.

Sa i përket konstruktorëve, skuderia e McLarenit e konfirmoi titullin e kampionit falë pilotëve si Norris e Piastri.

Për pilotin Norris, ky është titulli i parë i kampionit në Formula 1, duke i dhënë fund dominimit të Vestappenit që ishte kampion në katër sezonet e fundit.

 

Teilen: