• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vetëm Donaruma më mirë se ai, Zomer është një garanci/ Zvicerani, armë e fortë për ëndrrën europiane

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jan Zomer është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm. Ta mendosh që Interi në merkaton e verës bëri një blerje dhe investim për Jozef Martinezin nga Xhenoa për 15 milionë euro në total. Por duket se spanjolli duhet ende të presë për të marrë rolin e protagonistit në ekipin zikaltër.

zomer

Sepse zvicerani po kalon një moment të artë. Ai u transferua nga Bajerni në verën e vitit 2023 dhe është shndërruar në një siguri për këtë ekip, duke fituar bastin si postOnana. Sipas të dhënave të shpërndara nga CIES, Zomer është portieri më i mirë i vitit të fundit pas Donarumës, i cili është 10 vite më i ri. Nga marsi i vitit 2024 deri në marsin e vitit 2025 Xhixho e parakalon me shumë pak pikë. Numrat konfirmojnë në fakt atë që sheh syri i njeriut.

Prej 2 vitesh tek Interi ai është duke bërë gjithçka dhe mbi të gjitha në këtë moment duket se nuk ka rivalë. Zomer është shumë i saktë edhe me lojën me këmbë, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon Interin për të bërë siç duhet skemat dhe për të nisur aksionet me pasime.

Shpeshherë topat e kthyer tek ai shërbejnë për të tërhequr ekipin rival dhe për të nisur me shpejtësi lojën nga krahët apo për sulmuesit. Zomer rrallë herë gabon. Nëse ka një element për të besuar për ëndrrën Tripletë, është edhe zvicerani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Përzgjedhësi Foda i pranishëm në ndeshjen Dukagjini – Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.