Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ 388 ndeshje në TOP 5 Ligat Europiane, nuk kishte ndodhur kurrë më parë që…

GS 10/12/2023 1 Min. Lesezeit

Romelu Lukaku do ta mbajë mend gjatë, duelin e sotëm ndaj Fiorentinës, ku Roma e tij nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, teksa e mbylli sfidën me 9 lojtarë.  

LUKAKU

Sulmuesi belg shënoi në minutën e 5-të të sfidës, teksa në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.  

Lukaku ka marrë kartonin e parë të kuq në 388 ndeshje në TOP 5 Ligat Europiane. Belgu nuk ishte ndëshkuar kurrë me karton të kuq në 388 ndeshjet e zhvilluara me skuadrat e tij në nivele të larta.  

Ndërkohë për sa i përket Romës, ndeshja e fundit që skuadra e Murinjos e mbyllte me 9 lojtarë ishte ajo e marsit të kaluar në derbin kundër Lacios.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: