Pesë gola për 3 pikë, Milani ka shfryrë ndaj Sampdorias së vendit të fundit, duke lënë pas momentin e vështirë të eliminimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Kuqezinjtë e Piolit, nuk e kanë diskutuar triumfin në mbrëmjen e sotme, duke e dominuar totalisht ndeshjen. Ky ishte suksesi i 18-të, në 36 javë për milanistët, që kërkojnë me çdo kusht zonën Champions. Ishte Leao ai që hapi sfidën në minutën e 9-të, teksa njeriu i ndeshjes ishte padyshim Zhiru, që realizoi tripletën e parë me fanellën kuqezi, në minutat 23, 29 dhe 68-të, ndërkohë që golin tjetër për Milanin e shënoi Diaz. Për sa i përket dorianëve të Sampdorias, goli i nderit u realizua nga kapiteni Kuajarela. Vlen të theksohet se në përballjen e radhës, Milani do të përballet me Juventusin në transfertë.
FT
MILAN 5-1 SAMPDORIA
9 Leao, 24′, 27′ (p), 68′ Zhiru, 63′ Brahim Diaz/ 21′ Kuajarela
GOLI I TRETË PERSONAL I ZHIRU:
GOLI I BRAHIM DIAZ:
GOLI I DYTË I ZHIRUSË
GOLI I ZHIRUSË
GOLI I KUAJARELAS
GOLI I RAFAEL LEAOS
FORMACIONET ZYRTAREPANORAMASPORT.AL