Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Arsenali bind edhe në transfertë, skuadra e Artetës likuidon me 2 gola Aston Vilës

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas triumfit 2-0 në javën e parë ndaj Uolves, Arsenali ka arritur të bindë edhe në transfertë, teksa regjistroi një fitore fotokopje mbrëmjen e sotme ndaj Aston Vilës.  

arsenali

Skuadra e Artetës arriti të merrte 3 pikë të arta, pas golave të shënuar nga Trosard dhe Partey në minutat 67 dhe 77. 

Një start pozitiv për “topçinjtë” që kanë si objektiv fitimin e titullit kampion. Duelin e radhës Arsenali do e luajë në shtëpi ndaj Brajtonit, që ashtu si skuadra e Artetës ka 6 pikë. Ndërkohë në krahun tjetër Aston Vila do të përballet me Leisterin në transfertë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: