Tuesday, 21. April 2026
Sport

VIDEO/ Askush nuk e ndal Rey Manaj, “bomberi” shqiptar shënon gol fantastik nga goditja e dënimit

GS 17/02/2024 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj nuk ndalet. Sulmuesi shqiptar ka shënuar përsëri me Sivassporin në Superligën turke, duke gjetur golin e 13-të në kampionat.

26-vjeçari, i cili po kalon një formë të shkëlqyer sportive, zhbllokoi takimin në transfertë kundër Hataysporit në minutën e 18’.
“Predha” e Manajt u ndal në rrjetën kundërshtare, teksa ky është eurogoli i dytë radhazi nga goditja e dënimit.

Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe 13 gola gjatë këtij edicioni në Superligë për lushnjarin, i cili nuk ka ndërmend të ndalet./ h.ll/abcnews.al

Teilen: