Aston Vila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve pasi ka fituar ndeshjen e parë me eliminim direkt në transfertë ndaj Klub Bryzh me shifrat 3-1.
Anglezët ishin favoritë në këtë duel përballë belgëve dhe gjetën shpejt golin e avantazhit me anë të Beili, por De Kyjper vendosi shpejt baraspeshën në rezultat. Më pas, vendasit rrezikuan disa herë portën e Emiliano Martinez, në një sfidë shumë të hapur dhe argëtuese.
Por në fund, shpërqendrimet i kushtuan shtrenjtë pasi brenda pak minutash një autogol i Meshele dhe penalltia e realizuar nga Asensio, i dhanë ekipit anglez një avantazh shumë të rëndësishëm që mund të mbrojë me qetësi në ndeshjen e kthimit në shtëpi.
KLUB BRYZH-ASTON VILA 1-3
12′ De Kyjper / 3′ Beili, 83′ (ag) Meshele, 88′ (p) Asensio
Goli i Asensio (VIDEO)
Autogoli i Meshele (VIDEO)
Goli i De Kyjper (VIDEO)
Goli i Beili (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL