• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Bellingam bën përsëri heroin te Reali, një gol në shtesë u jep “los blancos” fitoren me përmbysje

02/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhud Bellingam është kthyer në liderin e ri të Real Madrid dhe kushdo që mendonte se marilenët do të vuanin largimin e Karim Benzema, që tani kanë ndërruar mendje. Anglezi, ashtu si në tre takimet e para të madrilenëve në kampionat, ka vendosur edhe sot fatin e ndeshjes duke i dhënë fitoren e katërt ekipit të Ançelotit në këtë start perfekt të edicionit.

bellingam

Në ndeshjen ndaj Getafes në “Santiago Bernabeu”, gjërat nuk nisën mirë për Realin i cili pësoi gol nga Majoral që në minutën e 11. Por madrilenët morën kontrollin e plotë të sfidës dhe të udhëhequr nga anglezi i papërmbajtshëm tentuan në çdo mënyrë që të shënonin.

Hoselu barazoi rezultatin sapo filloi pjesa e dytë për Realin, ndërsa furia përballë portës mike vazhdoi, duke detyruar portierin Soria që të bënte pritje pas pritje për të shpëtuar katërkëndorin. Por në minutën e 95-të më në fund Bellingam ia doli të dërgonte topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të pestë personal në këtë start të La Liga dhe duke mbajtur Realin të vetëm në kreun e renditjes.

GOLI I MAJORAL VIDEO

GOLI I HOSELU VIDEO

GOLI I BELLINGAM VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Flamurtari  dhe Tomori “ngecin” në javën e parë, fiton Bylis

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.