Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Besëtytni apo hile? Veprimi i Rafinjas me topin para penalltisë që i dha fitoren Barçës bën xhiron e rrjetit

GS 20/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi brazilian Rafinja ishte ai i cili vulosi përmbysjen e çmendur të Barcelonës përballë Selta Vigos në minutat shtesë të ndeshjes. Braziliani shënoi në shtesë penalltinë që i dha suksesin skuadrës së tij në këtë duel shumë të rëndësishëm për luftën në La Liga.

rafinja

Por një veprim i tij para se të gjuante penalltinë, po bën xhiron e rrjetit. Në video shfaqet Rafinja i cili merr një shishe me ujë pranë portës, kur po shkonte të merrte topin për të goditur.

Sulmuesi brazilian derdh shishen me ujë mbi top dhe më pas e merr sferën që të shkojë të gjuajë.

Nuk dihet nëse është besëtytni apo hile e brazilianit që topi t’i shkiste nga duart portierit nëse e devijonte atë. Tifozët gjithsesi janë të çuditur se si gjyqtari ka lejuar një gjë të tillë, për shkak se në teori, lojtarët nuk duhet të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: