Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Broja protagonist në pjesën e parë, shtylla solli drithërima në portën e Mançester Sitit

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja luajti sot ndeshjen e dytë radhazi si titullar nën drejtimin e Devid Mojes. Sulmuesi i Kombëtares pati 63 minuta në këmbët e tij, ndërsa më pas u zëvendësua. Evertoni pësoi dy gola në minutat e fundit dhe sfida e Premier Ligë pa Mançester Sitin si fitues.

Screenshot 2025-04-19 194431

Broja nuk pati hapësira për të treguar potencialin e tij. Drithërimat e vërteta te porta e Sitit erdhën në pjesën e parë ku ishte Broja që e fitoi goditjen e këndit.

Shtylla e goditur më pas nga shoku i skuadrës, bëri që Everton të flirtonte me golin. Kjo fitore i jep zemër Sitit në javët e mbetura ku synohet qëndrimi në zonën Champions. Në anën tjetër Evertoni luan pa objektiva.

Lajm i mirë nga Everton mbeten minutat që Broja po merr. Sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Çelsi.

Rasti i Brojës dhe më pas shtylla e goditur nga Everton: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: