Monday, 27. April 2026
Sport

VIDEO/ “Dardanët” marrin avantazhin në Jerevan, Rashic tund rrjetën e armenëve

GS 22/03/2024 1 Min. Lesezeit

Nuk mund të kishte mbyllje më të mirë të pjesës së parë, me “Dardanët” e Kosovës, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në miqësoren e Jerevanit, ndaj Kombëtares së Armenisë, duke nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, “aventurën” e teknikut, Franco Foda.

Nga një rrëmujë në zonën e armenëve përfiton “fantazisti” i Besiktas, Milot Rashica, i cili ndodhet në vendin e duhur, në momentin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetën e boshatisur të kundërshtarëve. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Teilen: