Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Dhunë mes tifozerive të Milanit dhe PSG-së në mesnatë, mes të plagosurve edhe policë

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për raundin e 4-të në fazën e grupeve të Championsit pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje. Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozerive.

MixCollage-07-Nov-2023-10-40-AM-2682

Rreth 50 ultras kuqezi sulmuan me flakadantë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit. Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma.

Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar ne spital.

Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: