Skuadra polake u rikthye në Poloni dhe së bashku me të ishte dhe trajneri portugez, Fernando Santos, i cili duket se nuk do të jetë më pjesë e drejtimit të ekipit për shumë gjatë.
Në aeroportin e Varshavës, 68-vjeçari u përball me gazetarët, i cili zgjodhi që t’i shmangte menjëherë dhe të vazhdonte rrugën e tij.
“Do t’iu them çdo gjë në konferencë”, ishin fjalët e Santosit drejtuar gazetarëve, teksa së bashku me zëvendës-trajnerin vazhduan drejt daljes.
Fernando Santos nie zatrzymał się na rozmowy z dziennikarzami 🫢 „Wszystko powiem na konferencji”. Nie zdradził jednak daty @sport_tvppl pic.twitter.com/1wMy6ReJ6K
— Filip Kołodziejski (@kolodziejsky_) September 11, 2023
PANORAMASPORT.AL