Lionel Mesi ishte sërish protagonist për Inter Majemin në ndeshjen kundër DC United.
Kampioni i Botës i dha një asist vizionar Allendes para përfundimit të pjesës së parë duke kaluar në avantazh ekipin, por miqtë u rikthyen në lojë nga Benteke në fillim të pjesës së dytë.
Mesi më pas e rriti ritmin dhe shënoi dy gola epikë, me asistime nga Zhordi Alba dhe Buskets ish-shokët e tij të ekipit nga koha e Blaugranas.
Ekipi i Maskeranos renditet kështu në vendin e 5-të me 52 pikë.