• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
Sunday, June 4, 2023
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/ Empoli fiton thellë ndaj Juventusit “të plagosur” prej dënimit nga gjykata

22/05/2023
in Sport
0 0
Share on FacebookShare on Twitter

Empoli ka arritur të marrë një fitore në shtëpi kundër Juventusit sot në mbrëmje me rezultatin 4-1.

Caputo kaloi në avantazh Empolin në minutën e 18-të falë një penalltie, pasi Milik shkaktoi një faull brenda zonës. Ende pa mbaruar festa e golit të parë, Empoli gjen edhe të dytin në minutën e 21-të me anë të Lupertos pas një rrëmuje në zonën e bardhezinjve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Digitalb OTT Digitalb OTT Digitalb OTT

Pjesa e dytë në fakt u mendua se Juventus do të reagonte, por që në fillim të intervalit të dytë kohor nisi në favor të Empolit.

Një kundërsulm perfekt, rezultoi me golin e tretë për Empolin të realizuar përsëri nga Caputo në minutën e 48-të falë një asistimi nga krahu i djathtë nga Akpa Akpro.

Gjatë pjesës së dytë, Juve ka tentuar të reagojë dhe ka shënuar golin e parë në minutën e 85-të me anë të Chiesa. Dukej sikur do të mbyllej me këtë rezultat, por Empoli shënon edhe golin e katërt në minutën e 93-të me anë të Piccoli.

Kjo humbje i shkakton edhe më shumë dëme Juventusit, pasi tashmë ata mbeten në vendin e shtatë të renditjes së Serie A me 59 pikë, një pikë më pak se Roma e vendit të gjashtë që ndodhet në zonën e Conference League. Gjithsesi, bardhezinjtë kanë ende shpresë pasi kanë dy ndeshje të mbetura, ku njëra prej tyre është përballje direkte me Milanin. 6 pikë do të ishin shumë të rëndësishme për hyrjen e tyre në Champions League për sezonin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al



Next Post

Arsenal nuk pret gjatë, e gjen menjëherë zëvendësuesin e Xhakës

Categories

Categories

  • baseball
  • Basketball
  • Boxing
  • Cycling
  • Football
  • Formula 1
  • Futboll
  • Golf
  • Moto GP
  • NBA Recaps
  • nfl
  • soccer
  • Sport
  • Tennis
  • Video

Tags

Champions League MMA MotoGP 2017 Premier League Super Bowl The Presidents Cup UFC US Sports Valentino Rossi Zlatan Ibrahimovic

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Sporte tjera
  • Të ndryshme
  • Football

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Go to mobile version