Tifozët e Real Madridit duket se e kanë shijuar tej mase disfatën e Barcelonës në Champions League. Ky fakt u pasqyrua edhe me vepra në rrjetet sociale.
Disa prej fansave madrilenë falenderuan publikisht Interin që skualifikoi katalanasit me fitoren e mbrëmshme në Milano në kohën shtesë.
Ata vendosën një banderolë përpara kampit të Real Madridit në Valdebebas, ku shkruhej “Grazie, Inter” (Faleminderit, Inter).
Real Madridi u eliminua nga Champions League në çerekfinale nga Arsenali, skuadër e cila u mposht sot nga PSG-ja, teksa Interi dhe PSG do të masin forcën në finalen e madhe.
🤍 Joaquín Aguilera, el artífice de las pancartas en Valbebas:
🥰 “Butragueño me ha dicho que les gusta esto”.
📹 @marcosdlarocha pic.twitter.com/kE90hL18iP
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 7, 2025
PANORAMASPORT.AL