Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Fantastik Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjen sërish rrugën e rrjetës në La Liga me Espanjolin

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po përjeton një sezon fantastik në radhët e Espanjolit në La Liga. 

bandicam 2025-04-18 21-42-06-915

25-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 39-të në duelin ndaj Getafes të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit. Pas një goditje nga këndi, Kumbulla përfitoi brenda zonës, ku me një gjuajtje të kalibruar me këmbë brenda zonës, përshëndeti rrjetën.  

Ky ishte goli i tretë në 29 ndeshje për mbrojtësin shqiptar, që është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Espanjolit. 

GOLI I KUMBULLËS: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: