Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Finale emocionuese, Siti iu falet penalltive ndaj Junajtid dhe ngre lartë Superkupën e Anglisë

GS 10/08/2024 1 Min. Lesezeit

Derbi i Mançesterit ngriti siparin e sezonit të ri në Angli me finalen e Superkupës,  që u zhvillua në “Uembli”. Fati i buzëqeshi skuadrës së Pep Guardiolës, që arriti të triumfonte me 11 – metërsha ndaj ekipiet të Ten Hag. 

SITITTTT

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa dueli shkoi direkt me penallti, ku “qytetarët” u treguan më të saktë. 

Fillimisht ishin “djajtë e kuq” që shënuan me Garnaçon në minutën e 82-të, ndërkohë që Bernardo Silva vendosi baraspeshën në minutën e 89-të. 

Për sa i përket penalltive, Siti triumfoi me shifrat 7-6. Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë për “qytetarët”, ndërkohë që për Junajtid gabuan Sanço dhe Evans. 

Siti e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon duke fituar kështu trofeun e parë sezonal. 

GOLAT E FINALES DHE PENALLTITË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: