Real Madrid ka marrë përkohësisht kreun e renditjes sot me një fitore të rëndësishme përballë Vijarealit me përmbysjen 2-1 në transfertë.
“Nëndetësja e verdhë” gjeti shpejt avantazhin falë Fojth që në minutat e parë të duelit, duke vënë në vështirësi skuadrën e Ançelotit. Por në vijim, u kthye protagonist Kilian Mbape me dy gola brenda 6 minutash që ndryshuan plotësisht rrjedhën e takimit për ekipin e Ançelotit.
Fitorja kthen Realin në kryesim me tre pikë më shumë se Barcelona, por me dy ndeshje më shumë të luajtura se katalanasit që janë rivalët direkt.
Goli i Fojth (VIDEO)
Goli i parë i Mbape (VIDEO)
Goli i dytë i Mbape (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL