Thursday, 23. April 2026
Sport

VIDEO/ Gol fantastik me roveshatë, sulmuesi i kombëtares italiane dhuron “show” në ndeshjen e Serisë A

GS 24/02/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi italian, Retegui, rrëmbe skemën mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e javës së 26-të të Serisë A, mes Xhenoas dhe Udinezes, që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0. 

RETEGUI

Ishte minuta e 36-të, kur sulmuesi 24-vjeçar, me një gjuajtje spektakolare me roveshatë, kaloi në avantazh xhenovezët. Një gol i artë ky, që u pasua nga ai i Banit 4 minuta më vonë.  

Ky ishte realizimi i 6-të në kampionat për Reteguin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje dhe ka regjistruar edhe 2 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: