Nazmi Gripshi po spikat prej muajsh në Kazakistanin e largët. Skuadra e Astanës mposhti Ulytaun me rezultatin 0-2.
Në minutën e 72-të, ishte Gripshi që zhbllokoi sfidën. Fantazisti realizoi një gol për kornizë brenda zone duke marrë komplimentet e shokëve të skuadrës.
Ish-lojtari i Skënderbeut dhe Ballkanit e ka golin e katërt në këtë edicion 27-vjeçari u afrua tek Astana në verën e vitit të kaluar.
Ka kontratë të vlefshme dhe për 1 sezon ndërkohë. Aktualisht Astana ka vendin e tretë me 4 pikë më pak se Aktobe kryesuese, pas 10 javësh të luajtura.
Goli i Nazmi Gripshit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL