Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol për kornizë, ish-fantazisti i Skënderbeut dhe Ballkanit spikat në Kazakistanin e largët

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Nazmi Gripshi po spikat prej muajsh në Kazakistanin e largët. Skuadra e Astanës mposhti Ulytaun me rezultatin 0-2.

bandicam 2025-05-18 15-10-59-014

Në minutën e 72-të, ishte Gripshi që zhbllokoi sfidën. Fantazisti realizoi një gol për kornizë brenda zone duke marrë komplimentet e shokëve të skuadrës.

Ish-lojtari i Skënderbeut dhe Ballkanit e ka golin e katërt në këtë edicion 27-vjeçari u afrua tek Astana në verën e vitit të kaluar.

Ka kontratë të vlefshme dhe për 1 sezon ndërkohë. Aktualisht Astana ka vendin e tretë me 4 pikë më pak se Aktobe kryesuese, pas 10 javësh të luajtura.

Goli i Nazmi Gripshit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: