Ndeshja për javën e 13-të në elitën e futbollit argjentinas ka prodhuar një episod qesharak. Instituto priti Deportivo Riestrën në sfidën që u fitua nga vendësit me rezultatin 3-0.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa portieri i Deportivo Riestra la nam. Në golin e dytë, kur skuadra e tij kishte mbetur me 10 lojtarë, kërkoi të bënte rolin e heroit.
Arce u ndal nga lojtarët e Instituto pranë mesfushën, ndërsa ishte Lodiko që përfitoi për të plotësuar dopietën personale.
Dhe pse i kushtoi golin Deportivo Riestrës, portieri Arce nuk u zëvendësua.
Goli qesharak: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL