Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol qesharak në elitën e Argjentinës! Portieri lë zonën dhe tenton të pamundurën, por lë nam

GS 16/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja për javën e 13-të në elitën e futbollit argjentinas ka prodhuar një episod qesharak. Instituto priti Deportivo Riestrën në sfidën që u fitua nga vendësit me rezultatin 3-0.

Screenshot 2025-04-16 111317

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa portieri i Deportivo Riestra la nam. Në golin e dytë, kur skuadra e tij kishte mbetur me 10 lojtarë, kërkoi të bënte rolin e heroit.

Arce u ndal nga lojtarët e Instituto pranë mesfushën, ndërsa ishte Lodiko që përfitoi për të plotësuar dopietën personale.

Dhe pse i kushtoi golin Deportivo Riestrës, portieri Arce nuk u zëvendësua.

Goli qesharak: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: