Ndeshja mes Romes dhe Juventusit në Serinë A sot kishte në tribunë një spektator të papritur për shumëkënd.
Në tribunën VIP të stadiumit është shfaqur trajneri i njohur holandez, Erik Ten Hag, i cili u shkarkua gjatë këtij sezoni nga klubi i Mançester Junajtid, pas krizës në lojë dhe rezultate të “djajve të kuq”. Tekniku holandez është në kërkim të një tjetër aventure në futbollin e rëndësishëm dhe nuk duket s vizita e tij në “Olimpico” ka qenë rastësore.
Roma ka në drejtim Ranierin deri në fund të këtij edicioni e më pas do të kërkojë të nisë një cikël të ri me një trajner tjetër.
Ndërsa te Juventusi, Igor Tudor ka të garantuar vazhdimësinë vetëm nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Ndaj Ten Hag mund të jetë një alternativë për këto skuadra, mbetet vetëm të mësohet se ciln.
PANORAMASPORT.AL