Wednesday, 29. April 2026
Sport

VIDEO/ Kombëtarja serbe mbërrin në Gjermani “e blinduar” me forca policore, shqiptarët u kalojnë afër duke i “tërbuar” me këngë patriotike

GS 12/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja serbe e futbollit mbërriti dje në Augsburg, një qytet gjerman me 350 mijë banorë, i cili do të jetë baza ku do të qëndrojnë ata gjatë Kampionatit Europian. Mbërritja ishte e qetë por ajo që bëri më shumë përshtypje ishin forcat e shumta policore që shoqëruan ekipin deri te hoteli.

3904731_img20240611wa0164_ls

Forcat speciale gjermane patrulluan edhe një orë para mbërritjes së serbëve në rrugën pranë hotel “Maksimilajan” për t’u siguruar që nuk kishte ndonjë rrezik. Në një moment, kur mbërriti autobusi serb, aty ishin gjashtë ekipe policore!

3904690_whatsapp-image-20240611-at-8.04.52-pm_ff

Një rast interesant gjithashtu ndodhi pasi kombëtarja serbe mbërriti në hotel. Një grup shqiptarësh me një makinë të tipit “BMË” bënë 3 herë gjiro rreth hotelit, me muzikën e çuar në maksimum, dhe që dallohej qartë që ishte me tekst shqip. (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: