Mbrëmjen e sotme, në një skenë të vogël në Dimaro, u bë prezantimi zyrtar i Napolit të ri Antonio Kontes.
Ekipi, por edhe trajneri, u përshëndet nga entuziazmi i tifozëve të shumtë të pranishëm, të cilët kënduan menjëherë refrenin klasik: Kush s’kërcen është juventin”, pasuar me korin: “Antonio Konte kërce me ne”.
Megjithatë, trajneri ka ndalur këngën e tifozëve, duke i thënë jo kërkesës së tyre dhe më pas ka shpjeguar zgjedhjen:
“Do të doja ta sqaroja njëherë e mirë këtë gjë, do të jem gjithmonë një person i sjellshëm dhe i respektueshëm. Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj. Ne trajnerët duhet të japim shembull. Por unë ju garantoj se jam tifozi numër 1 i Napolit”, deklaroi ndër të tjera Konte.
Napoli fans chant “whoever doesn’t jump is a Juventus fan,” and Conte responds: “Don’t ask me to do things I won’t do; we coaches have to set an example. But I will tell you that I am the number one Napoli fan.”
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) July 19, 2024
PANORAMASPORT.AL