Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Liverpuli përfiton nga gafa e Mançester Sitit, mund Aston Vilën dhe i “lë targën” skuadrës së Guardiolës

GS 09/11/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpuli ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në javën e 11 të Premier Ligës, teksa ka mundur një ekip me pretendime si Aston Vila me shifrat 2-0 duke nisur një arrati të vogël në kreun e renditjes.

aasdsadsadsad

Pas humbjes së dytë radhazi të Mançester Sitit në kampionat, skuadra e Arne Slot ka përfituar maksimalisht nga kjo mundësi që i është shfaqur, për të krijuar një distancë të vogël sigurie pas ndeshjes së sotme. Golat e Darvin Nunjez në pjesën e parë (VIDEO) dhe Salah në të dytën (VIDEO), vulosën një fitore të rëndësishme 2-0 në një duel të hapur ku edhe miqtë vunë shpeshherë në vështirësi portierin vendas.

Me këtë fitore, Liverpul shkon në kuotën e 28 pikëve, 5 më shumë se Mançester Siti që është ndjekësi më i afërt në klasifikim.

asdasdasdasdasdsad

PANORAMASPORT.AL

Teilen: