Arsenali siguroi një fitore mbresëlënëse 5-2 ndaj West Ham-it në ndeshjen e zhvilluar në “London Stadium”. Ndeshja u dominua nga ‘Topçinjtw’ që shënuan katër gola brenda 36 minutave të para.
Gabriel Magalhães hapi serinë e golave pas një asisti nga Bukayo Saka.
Leandro Trossard shënoi golin e dytë, gjithashtu me asist nga Saka.
Martin Ødegaard realizoi nga pika e penalltisë për rezultatin 3-0.
Kai Havertz shtoi një tjetër gol, duke shfrytëzuar një asist të Trossard.
Bukayo Saka, pak para përfundimit të pjesës së parë, vulosi rezultatin e pjesës 5-2 me një penallti.
West Ham arriti të shënojë dy gola, njëri nga Aaron Wan-Bissaka dhe tjetri nga Emerson, por nuk mjaftuan për të sfiduar Arsenalin, i cili dominoi në aspektin e posedimit dhe rasteve të krijuara.
Kjo fitore konsolidoi pozitën e Arsenalit në krye të tabelës së Premier League dhe tregoi fleksibilitetin e skuadrës në fazën ofensive.