Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e mbrëmjes në Serie A. Në stadiumin Olimpik në Torino, pjesa e parë mes Torinos dhe Milanit është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0.
Rasti i parë i rrezikshëm dhe i vetmi ishte në minutën e 30-të, ku Samuel Chukwueze futet në zonë dhe gjuan nga lart drejt shtyllës së djathtë, por portieri vendas, Mascardi, bën një pritje të shkëlqyer.
Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
Në Bergamo, Atalanta po udhëheq 1-0 ndaj Sassuolos, falë golit të Giacomo Raspadori në minutën e 6-të, pas asistit të Gianluca Gaetano.
Teilen: