Tuesday, 7. April 2026
Sport

VIDEO/ Momentet e ankthit në Udine, Menja i shtrirë në tokë alarmoi gjithë stadiumin. Portieri i Milanit kaloi natën në spital

GS 12/04/2025 1 Min. Lesezeit

Majk Menja ka qenë përsëri protagonist në Udine. Jo vetëm për vërshëllimat që mori për ccdo prekje topi nga tifozët e Udinezes, por sidomos për incidentin e pakëndshëm në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes së mbrëmshme të Milanit në Serinë A.

asdsadasads

Pas një përplasje me Aleks Himenezin, ai mbeti i shtrirë në tokë pa lëvizur, duke alarmuar të gjithë stadiumin. Portierit iu dha shpejt ndihma e parë, ndërsa më pas u transferua me ambulancë në spitalin e Udines, ku kaloi të gjithë natën nën kontrollin e mjekëve.

Raportohet se Menja ka pësuar një trauma në kokë për shkak të përplasjes së dhunshme me shokun e skuadrës, por për fat pa pasoja të rënda për portierin francez, i cili kur u largua nag fusha, u përshëndet nga duartrokitjet e publikut friulan.

PANORAMASPORT.AL  

Teilen: