Saturday, 21. March 2026
Sport

VIDEO/ Momenti epik pas fitores së Realit, Ançeloti ‘vjedh” trofeun dhe vetëshpallet MVP i ndeshjes

GS 13/12/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid mundi me shifrat 3-2 Union Berlinin në transfertë dhe plotësoi edicionin perfekt në fazën në grupe me 6 fitore në 6 ndeshje. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte sulmuesi Joselu, i cili shënoi 2 nga 3 golat e madrilenëve.

anceloti

Nuk ishte aspak çudi që lojtari u zgjodh MVP i ndeshjes së djeshme dhe mori trofeun përkatës. Por në momentin kur personat e UEFA-s shkuan t’i dorëzonin trofeun, aty gjendej edhe Karlo Ançeloti para përfaqësuesve të mediave për intervistat e rastit. Trajneri italian shfrytëzoi rastin për të bërë një shaka të vogël,.

Ai mori trofeun e futbollistit të tij dhe e ngriti atë lart, duke u vëtëshpallur fituesi i tij, para se t’ia dorëzonte duke qeshur sulmuesit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: