Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Beshiktash ndalet në transfertën e Gaziantep

GS 07/10/2024 1 Min. Lesezeit

Ernest Muçi ka luajtur sërish si titullar te Beshiktash. Pas një periudhe të keqe, tashmë duket se ka fituar besimin e trajnerit Van Bronkhorst.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ishte protagonist te penalltia e fituar nga Beshiktash. Pikërisht Muçi hodhi topin në zonë në aksionin ku u fitua më pas penalltia që u përkthye në gol.

Beshiktash gjithsesi u ndal me 1 gol nga Gaziantep në fundin e takimit. 1 me 1 përfundoi gjithçka, teksa tashmë Beshiktash mban vendin e tretë me 5 pikë më pak se Gallatasarai.

Teilen: