Zhoze Murinjo ndodhet në “Wembley” për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Kampioneve mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.
Në prag të kësaj ndeshje ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për për Sky Sports UK, ku është ndalur tek drejtimi i Fenerbahçes: “Nuk është bërë ende. Kam vendosur që dua të shkoj, por nuk mund ta konfirmoj ende zyrtarisht.”
Ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Romës nënvizoi vështirësitë e shumta që do të përballet në fazën e re të karrierës së tij: “Liga e Kampionëve është e vështirë, sepse do të ketë tre raunde kualifikuese dhe në rastin e Fenerbahçes janë tetë lojtarët e përfshirë në Kampionatin Evropian, kështu që ata nuk do të jenë të disponueshëm për raundin e parë, por më pëlqejnë sfidat. Nëse shkoj, do të shkoj që të luftoj për të qenë në Champions”, përfundoi “Special One”.
🗣️ “I decided I want to go…but it’s not done yet!”
José Mourinho discusses his potential move to Fenerbahçe 🇹🇷pic.twitter.com/eIHaSXtxlp
— Sky Sports News (@SkySportsNews) June 1, 2024
PANORAMASPORT.AL