Sunday, 23. August 2026
Sport

VIDEO/ Nëntë gola dhe një Liverpool magjik, Tottenhami dorëzohet pa kushte në shtëpi

GS 23/12/2024 1 Min. Lesezeit

Tottenhami dhe Liverpooli dhuruan një shfaqje magjike në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me plot nëntë gola, por në fund festa ishte e gjitha për miqtë, pasi triumfuan me një rezultat të pabesueshëm 3-6.

Një fitore me shumë vlerë kjo për skuadrën e drejtuar nga Arne Slot që tani shkon në kuotën e 39  pikëve, katër më shumë se Chelsea, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Tottenham – Liverpool 3-6

Pjesë e parë u mbyll me rezultatin 1-3, me autorë golash Diaz, McAllister dhe Szoboszlai, ndërsa për vendësit shënoi golin e rezultati të përkoshhëm 1-2 Maddison.

Pjesa e dytë kishte për të ofruar të tjera momente dëfryese: Mohamed Salah realizoi dy gola në minutat 54’ dhe 61’, për t’ia lënë skenën Kulusevskit dhe Solankes, por Liverpooli nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, pasi Diaz sigloi të dytin personal dhe të gjashtin për Liverpoolin.

 

Teilen: