Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ Një hero te Bazeli! Shaqiri shënon golin e radhës dhe asiston tre të tjerë, shifra të çmendura në Zvicër

GS 21/04/2025 1 Min. Lesezeit

Bazeli po rikthehet te titulli kampion dhe Xherdan Shaqiri është padyshim heroi i këtij sezoni. Me 14 gola të shënuar dhe 17 të tjerë të asistuar, askush nuk ka këto shifra pas 33 javësh kampionat.

bandicam 2025-04-21 18-18-43-617

Goli i radhës, që u shoqëruar me tre asistime më pas, erdhën sot. Shaqiri shënoi golin e dytë për Bazelin dhe asistoi më pas tre të tjerë për dërguar rezultatin në 5 me 0 ndaj Yverdon.

Tashmë në moshën 33-vjeçare, Shaqiri u kthyer në Zvicër për fillimin e sezonit të ri. Një transferim që ka rezultuar i duhuri, pasi titulli kampion mungon te Bazeli prej tetë vitesh. Në këtë edicion e mbajnë të vetëm kreun e tabelës.

Goli i Shaqirit: (VIDEO)

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: