Monday, 31. August 2026
Sport

VIDEO/ Një plan ambicioz që u khye në amatoresk, si u turpërua skuadra daneze në Rumani

GS 08/11/2024 1 Min. Lesezeit

Në një përplasje të Europa League-s midis FCSB dhe Midtjylland, në Bukuresht, skuadra daneze pushtoi titujt kryesorë jo për ndonjë meritë: ajo pësoi gol pas vetëm tetë sekondash nga vërshëllima e kryesorit për nisjen e pjesës së dytë.m Një gabim që rrallë shihet në këtë nivel futbolli.

Midtjylland e filloi pjesën e dytë me një plan ambicioz.  Futbollistët  skuadrës daneze synonin t’ia kalonin topin  portierit të tyre, Elias Olafsson, i cili më pas do ta niste përpara për një lojë të shpejtë sulmuese. Ideja ishte të befasohej Steaua e Bukureshtit, duke bërë presion përpara me një top të gjatë.

Gafa e Mdtjylland

Sidoqoftë, ekzekutimi nuk ishte aspak i përsosur. Olafsson hezitoi me pasimin, duke u dhënë kohë të mjaftueshme lojtarëve të Steuas për të ndërprerë aksionin dhe për të shënuar, duke detyruar Midtjyllandin të bëntë një figurë të keqe.

Teilen: