U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës në Angli, ku nuk munguan surprizat. Padyshim që verdikti më befasues i mbrëmjes ishte disfata 0-3 e Mançester Junajtid në shtëpi ndaj Njukasëll.
Skuadra e Ten Hag është eliminuar kështu nga Kupa e Ligës, në mënyrën më të keqe të mundshme, duke iu dorëzuar totalisht kundërshtarit. Ndërkohë në duelet e tjera, Liverpuli dhe Çelsi bënë detyrën duke kaluar me sukses respektivisht ndaj Burnemuthit dhe Bllekbërnit. Kualifikime të prishme regjistruan edhe Evertoni dhe Fulhemin.
Ndërhohë për sa i përket ndeshjes tjetër të orës 20:30, edhe Arsenali pësoi një disfatë të hidhur duke u mposhtur nga Uest Hemi me rezultatin 3-1.
TË GJITHA REZULTATET:
UEST HEM – ARSENAL 3-1
BURNEMUTH-LIVERPUL 1-2
ÇELSI-BLLEKBËRN 2-0
EVERTON-BËRNLI 3-0
IPSUIÇ-FULHEM 1-3
MANÇESTER JUANJTID- NJUKASTËLL 0-3
PANORAMASPORT.AL