Tuesday, 24. March 2026
Sport

VIDEO/ Nuk e thotë siç duhet emrin e Zhirus, moment komik midis Karager dhe sulmuesit francez: Jo me… L

GS 08/11/2023 1 Min. Lesezeit

Olivie Zhiru ishte njeriu që i dha fitoren Milanit përballë PSG-së në “San Siro”. Sulmuesi francez u ftua në një intervistë për “CBS Sports” me moderatoren Kejt Abdo dhe të ftuarit e saj, Klint Dempsej, Xhejmi Karager dhe Mikah Riçards.

MixCollage-08-Nov-2023-10-55-AM-1120

Gjatë intervistës, një moment komik ndodhi mes Zhirus dhe ish-mbrojtësit të Liverpulit, me këtë të fundit që nuk arrinte dot ta thoshte siç duhej emrin e sulmuesit kuqezi.

Pjesë nga intervista:

Abdo: A të bezdis mënyra se si Xhejmi Karager e thotë emrin tënd.

Karager: A mund ta them? Olivia. Jo, prit. Olivie Zhirlu.

Zhiru: Jo, jo. Jo me L. Jo Zhilu. Zhiru.

Karager: Oh, Olivier Zhirwu.

Zhiru: Jo (qesh). Jo W. Jo W. Jo Zhiwu.

Karager: Zhiwoo?

PANORAMASPORT.AL

Teilen: