Liverpuli është rivali i Çelsit në finalen e Kupës së Ligës! Të kuqtë e Jyrgen Klop, barazuan me shifrat 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Fulham, duke siguruar kështu “biletën” për në finalen e madhe që do të luhet në “Uembli”.
Falë triumfit në duelin e parë me rezultatin 1-2, Liverpuli, arriti të kalonte më tej. Për sa i përket sfidës së kthimit, Liverpuli kaloi i pari në avantazh me anë të Luiz Diaz, në minutën e 11-të, ndërkohë që vendasit arritën të barazonin shifrat me Diop në minutën e 77-të.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Kupa Karabao ose Kupa e Ligës është trofeu i parë sezonal që akordohet në Angli dhe fituesi do të përcaktohet në finalen e “Uemblit” më 25 shkurt, mes Çelsit dhe Liverpulit. Në këtë kompeticion është vendosur që të mos aplikohet sistemi “VAR”.
PANORAMASPORT.AL