Thursday, 19. March 2026
Sport

VIDEO/ “Shkelet” dënimi për stadiumin pa tifozë, në tribuna ndjekin ndeshjen… 4 mace

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Në një stadium të boshatisur për shkak dënimi, Santos dhe Botafogo kanë luajtur një ndeshje shumë të rëndësishme dhe me 4 vizitorë shumë të veçantë. Në tribunat e stadiumit “Urbano Caldeira” janë parë 4 mace të ulura duke shijuar ndeshjen.

MACET

Regjia braziliane ka fokusuar në një moment gjatë ndeshjes njërën nga macet e ulura në tribunë që duket se po shijonte jo pak takimin që përfundoi 2-2 ndërkohë që në një moment të dytë, kamera ka fokusuar edhe 3 mace të tjera.

“Një mace shumë e bukur po fokusohet nga regjia. Në fakt, janë 4 mace në tribuna dhe jo vetëm një”, shprehet komentatori i “Sport Italia” që po komentonte ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: