Franca mposhti me rezultatin 3-1 Spanjën duke kaluar në finalen e Kampionatit Evropian U17, ku do të përballet me Gjermaninë.
Goli i vetëm i iberikëve u shënua nga Lamine Jamal. 15-vjeçari bëri një goditje të pabesueshme nga e djathta jashtë kuadratit, me topin që përfundoi në rrjetë.
¡¡¡QUÉ GOLAZO DE LAMINE YAMAL 🇪🇸🇲🇦🇬🇶(2007)!!!#U17Euro pic.twitter.com/srLRLktlmO
— Football Report (@FootballReprt) May 30, 2023
Ai është një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës teksa një muaj më parë Ksavi e aktivizoi si zëvendësues kundër Betis. Jamal u bë lojtari më i ri në historinë e katalanasve që debutoi në La Liga.
PANORAMASPORT.AL