Skuadra turke e Gallatasarait festoi mbrëmjen e sotme titullin e 24-t në histori, pas suksesit 3-1 të arritur ndaj Koniasporit të Sokol Cikalleshit.
Interesant është fakti se nuk po festohet vetëm rrugëve të Stambollit, por edhe në Kosovë. Në qytetin e Prizrenit shumë tifozë shqiptarë të Kosovës, kanë bllokuar rrugët dhe po festojnë titullin e klubit të tyre të zemrës.
Kujtojmë që në Prizren ka shumë tifozë të skuadrave turke, në veçanti të Gallatasarait, por edhe të Fenerbahçes. Për më tepër shikoni pamjet:
PANORAMASPORT.AL