Ardian Ismajli e festoi me ekipin atë që do të ishte goli i tij i parë.
Ishte minuta e 49-të, kur mbrojtësi i Kombëtares e dërgoi topin në rrjetë, për të dyfishuar rezultatin e Torinos ndaj Pizës.
Skenën më pas e mori VAR, që e anuloi golin për prekje me dorë.
Mbrojtësi reagoi i habitur pas vendimit që u mor në Kupën e Italisë.
https://streamin.link/v/b9966311
28-vjeçari u bashkua këtë verë me Torinon. Ishte okazion për klubin e Seria A, që firmosi me mbrojtësin pasi i kishte përfunduar kontrata tek Empoli.