Gana e nisi me humbje rrugëtimin në Kupën e Kombeve të Afrikës. “Yjet e Zinj” u mposhtën 1-2 nga Kepi i Gjelbërt në duelin e parë të Grupit B.
Kjo disfatë ka zemëruar tifozët ganezë, aq sa njëri prej tyre ka tentuar të sulmojë fizikisht trajnerin e ekipit kombëtar.
Mediat vendase bëjnë me dije se Kris Hughton iu shmang goditjes së tifozit të inatosur, ngjarje që ndodhi në hotelin ku është akomoduar Gana në Bregun e Fildishtë.
Forcat e sigurisë ndërhynë dhe larguan tifozin rebel, i cili nuk e kurseu një lumë fyerjesh ndaj 65-vjeçarit irlandez. Për më tepër shikoni pamjet:
KLIKO: KËTU
Disgruntled Ghanaian fan verbally abused Chris Hughton after Ghana’s defeat to Cape Verde on Sunday.#TV3GH 📹/ @Muftawu_Nabila pic.twitter.com/eBjVYXqmhh
— #TV3GH (@tv3_ghana) January 15, 2024
PANORAMASPORT.AL